Në luftën në Ukrainë, Kina po ndihmon të anojë vrullin në favor të Rusisë, thotë
Kurti: Asociacioni jokushtetues, marrëveshja me Serbinë brenda dy vjetësh
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë me bindje se marrëveshja përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme.
Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”, ka thënë se marrëveshja do të përfshijë edhe çështje tjera pos njohjes reciproke që do të jetë në qendër, njofton Klankosova.tv.
Kryeministri, mes tjerash, ka folur edhe për planin franko-gjerman të cilin sërish e ka cilësuar si bazë e mirë për diskutime, anise, sipas tij, ka mangësi.
“Plani franko-gjerman është një bazë e mirë për diskutime. Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, tha Kurti.
Po ashtu në intervistë e realizuar nga Judith Egger nga “APA”, Kurti ka folur edhe për Asociacionin për të cilin ka thënë se mbetet jokushtetues dhe i parealizueshëm.
Kryeministri Albin Kurti nga Austria ka thënë se dëshiron që sa më shpejt të plotësojë vendet e lira në veri të vendit, në qeveri e Kuvend, pasi serbët janë tërhequr nga institucionet kosovare.
Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA, ka thënë se nëse serbët nuk duan të rrinë në institucione, atëherë do të vazhdojnë me partnerët tjerë, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk mund të lejojmë vakum”, tha Kurti për APA, gjatë një vizite në Vjenë.
“Nëse nuk duan, duhet të vazhdojmë me partnerët tjerë. Të tjerët do të duhet të zënë vendin e dhjetë deputetëve serbë të parlamentit të Kosovës nga Lista Serbe, e cila është besnike ndaj Beogradit”, tha Kurti.
Mes tjerash, kreu i ekzekutivit kosovar foli edhe për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ndërrimin e policëve në veri.
“Po ashtu punonjësit e policisë do të duhej të ndërroheshin sa më shpejt dhe pa probleme, sepse duhet të garantojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë”.
“Do të duhet të organizojmë zgjedhje të reja për katër kryetarë komunash në veri të Kosovës”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit ka folur shkurt dhe qartë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Albin Kurti thotë se marrëveshjen e nënshkruan më 2013 paraardhësit e tij, dhe se ky vendim mbetet jokushtetues, njofton Klankosova.tv.
“Unë kam ardhur në pushtet vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi ata që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë?”, pyeti Kurti në intervistën dhënë agjencisë austriake të lajmeve “APA”.
Madje, Kurti thotë se Asociacionin e dëshiron vetëm Beogradi pasi sipas tij, në këtë në mënyrë dëshiron që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit.
“Kushtetuta jonë nuk është në përputhje me një bashkim etnik, sepse thelbi i Kushtetutës së Kosovës është natyra multietnike e shtetit. Kërkesat për një autonomi të tillë për zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk erdhën as nga popullata vendase. Vetëm Beogradi e dëshiron këtë në mënyrë që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit, por kjo nuk është e realizueshme”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur i bindur se marrëveshja përfundimtare me Serbinë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve do të arrihet në dy vitet e ardhshme.
Kurti, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve “APA”, ka thënë se marrëveshja do të përfshijë edhe çështje tjera pos njohjes reciproke që do të jetë në qendër, njofton Klankosova.tv.
“Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, tha Kurti.
Kryeministri, mes tjerash, ka folur edhe për planin franko-gjerman të cilin sërish e ka cilësuar si bazë e mirë për diskutime, anise, sipas tij, ka mangësi.
“Plani franko-gjerman është një bazë e mirë për diskutime. Është pozitive që është e bazuar në vlera dhe jo vetëm për zgjidhjen e problemeve si qasjet e mëparshme. Ka shumë mangësi, por është një pikënisje e mirë”, tha Kurti.