Zelenskyy: Ukraina në NATO, kur të fitojmë luftën kundër Rusisë
Vuçiq: Po shkoj në Bruksel, takimi me Kurtin në ora 08 të mëngjesit
Të hënën, në ora 08:00 të mëngjesit, në Bruksel pritet të mbahet takimi i thirrur nga BE-ja, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kohën e mbajtjes së takimkt e ka publikuar presidenti serb.
“Bisedimet do të fillojnë në mëngjes në orën 8, që do të thotë se ne do të largohemi nga Beogradi në 4, ose 4:30, ose sonte vonë”, tha Vuçiq.
Ai tha se nuk ka dyshim se situata është më e vështirë se në 10 vitet e fundit dhe se problemi nuk është qëndron vetëm te tabelat e automjeteve.
Vuçiq tha gjithashtu se nuk është optimist se do të arrihet një marrëveshje, por se nuk dëshiron që dikush të thotë se Serbia nuk ka dashur të marrë pjesë në bisedime.
“Unë do të largohem jo sepse mendoj se mund të krijojmë dhe të bëjmë gjithçka, por për të mos u dhënë atyre arsyen e mjaftueshme për të fajësuar Serbinë se nuk dëshiron të marrë pjesë në diçka. Ne thamë se ata duhet të formojnë Asociacionin në përputhje me propozimin e Serbisë”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dëshmuar “se nuk do serbë në Kosovë”.
Vuçiqi në një intervistë për “TV Prva” ka thënë se kapaku ishte pezullimi i Nenad Gjuriqit, nga posti i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
“Nuk ka dyshime se situata është më e vështira në dhjetë vjetët e fundit. Kur shkuam në Berlin, bëmë tri marrëveshje të rëndësishme. Kurti e shfrytëzoi atë ditë në Berlin për të njoftuar për tri gjëra. Ato tri gjëra bënë që serbët të largoheshin nga institucionet. Kurti bëri të ditur se nuk do të themelohet Asociacioni”, ka thënë Vuçiq. “Kapaku ishte shkarkimi i Gjuriqit. Serbët kuptuan se nuk ka marrëveshje me atë njeri, se nuk ka asgjë. Shkoj në Bruksel që të mos i lë të akuzojnë Serbinë se nuk ka bërë çdo gjë”.
Të hënën është paraparë të mbahet një takim i nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.
“Ne thamë se duhet ta formoni Asociacionin në përputhje me propozimin e serbëve dhe se duhet të anuloni vendimin për targat. Ju keni gënjyer publikun se keni të drejtë për këtë. Shqiptarët kanë treguar se nuk duan serbët në Kosovë, dmth Kurti. Ai ka vënë njeriu që ka marrë 30 herë më pak vota”, tha Vuçiq. “Çfarëdo që të bësh në këtë vend do të fajësohesh. Me muaj të tërë pyesnin se çfarë duan serbët në institucionet e Kosovës, dhe kishte arsye për këtë. Kur u bë e qartë se atje nuk ka shpëtim, atëherë ata të njëjtit thonë pse po lëshojnë institucionet. Prishtina u fut në aksion”.