“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
E dini se sa ka zgjatur lufta më e shkurtër në botë?!
Konflikti më i shkurtër në histori ka zgjatur më pak se 40 minuta, (38 për të qenë më të saktë) dhe u zhvillua në 1896 në Oqeanin Indian, në ujërat e ishullit Zanzibar, midis Perandorisë Britanike dhe një sulltani vendas. Përplasja ishte pjesë e rivalitetit midis dy perandorive koloniale, britanike dhe gjermane, për kontrollin e Afrikës Lindore. Ajo u përkeqësua nga kundërshtimi i fisnikërisë së Zanzibarit për heqjen e tregtisë së skllevërve, të mbështetur nga britanikët.
Shkëndija u ndez me vdekjen e sulltanit pro-britanik Amad bin Thuwayni më 25 gusht 1896, pro-gjermani Khalid bin Barghash u bë sulltan i Zanzibarit (protektorat anglez që nga viti 1890). Pas një sërë ultimatumesh, më 27 gusht 1896, Marina Mbretërore vendosi 5 anije dhe filloi të bombardonte ishullin, duke fundosur anijen e vetme të sulltanit. Pastaj marinsat mbretërorë pushtuan Pallatin Mbretëror dhe sulltani u dorëzua duke u strehuar në atë që tani është Tanzania, atëherë një koloni gjermane.