Inspektohen 53 sallone të masazheve, 44 prej tyre mbyllen
Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten e 8 dhjetorit, se janë inspektuar 53 sallone të masazheve , prej të cilave 44 janë mbyllur. Po ashtu, nga ana e policisë janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka inspektuar 53 sallone të masazheve, 44 prej të cilave i ka mbyllur.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës”.
“Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë”.
Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare: