“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Vajza 17 vjeçare pranon se vrau 16 vjeçarin nga Tetova
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë (SPB) nëpërmjet zëdhënësit Fatmir Rexhepi ka njoftuar se 17 vjeçarja e dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit ka pranuar veprën penale dhe e njejta është dërguar për të vuajtur masën e paraburgimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Lidhur me rastin që ndodhi dje në rrugën drejt “Banjave të Tetovës”, respektivisht në ujërat e lumit “Shkumbin” u gjet i vdekur një 16-vjeçar nga Novo Sella e Zhelinës, gjatë ditës së djeshme në SPB-Tetovë është thirrur një e mitur e moshës 17-vjeçare, e cila gjatë bisedës zyrtare pranoi se është kryerëse e kësaj vepre penale”, tha Rexhepi duke shtuar se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit për 17-vjeçaren.
Më herët, Prokuroria e Tetovës tregoi edhe detaje nga ngjarja “Vajza 17 vjeçe me paramendim ka privuar nga jeta një 16 vjeçar. Pas përplasjes verbale në veturë tek vendi i quajtur “Banja” ajo me një mjet të fortë ka goditur të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë. Më pas e ka hedhur në lumin Shkumbin, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit. Prokurori publik deri tek gjykata ka dorëzuar caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike-Tetovë.
Përndryshe, kjo ngjarje e kobshme në Tetovë ka ndodhur më 21 dhjetor, në rrugën e Banjave të Tetovës, në periferi të qytetit.