Festivali Ndërkombëtar i Lojërave të Maskaradës, “Surva”, tërhoqi vizitorë nga e gjithë Evropa në qytetin bullgar të Pernikut. Ngjarja treditore, e cila filloi më 27 janar, është pjesë e festimeve tradicionale të dimrit që besohet se datojnë që nga koha pagane.
1Valltarët e maskuar, të njohur si Kukeri, duke performuar gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Lojërave të Maskaradës në Pernik, Bullgari, më 28 janar.2Pjesëmarrësit në festival mbajnë maska shumëngjyrëshe të mbuluara me rruaza, fjongo dhe xhufka leshi.3Një burrë duke i rënë daulles ndërsa kërcimtarët e veshur me gëzof e me zile të varura, lëkunden si një kalli gruri i rënduar nga kokrrat për të larguar sëmundjet dhe shpirtrat e këqij.4Në kohët e lashta, trakët mbanin Lojërat Rituale të Kukerit për nder të Dionisit, perëndisë së verës dhe dëfrimit. Edhe sot, disa e quajnë këtë ngjarje “Lojërat e Dionisit”.
5Komuna e Pernikut është nikoqire e festivalit tre-ditor që mbahet që nga viti 1966. Ky është organizimi më i madh me maska i lojërave e zakoneve tradicionale në Bullgari dhe në Ballkan.6Një burrë i veshur me gëzof kafshësh bërtet për t’i trembur shpirtrat e këqij teksa kërcen.7Burrat duke mbajtur maska të bëra me pupla.
Që nga viti 2008, festivali mbahet çdo vit gjatë të shtunës dhe të dielës së fundit të janarit.8Ngjarja e kryesore e festivalit është një paradë e grupeve të maskaradës nga Bullgaria, si dhe grupeve ndërkombëtare.9Në festival marrin pjesë rreth 10.000 pjesëmarrës nga më shumë se 158 grupe maskaradash bullgare dhe ndërkombëtare. 10Festivali shoqërohet me shfaqje, demonstrime, pazare, por pjesëmarrësit e veshur në mënyrë tejet të veçantë janë yjet e ngjarjes. 11Çmime jepen për kostumet më të mira.12Maska mund të jetë deri në një metër e gjatë. Pjesëmarrësit e paradës synojnë ta trembin dimrin dhe të inkurajojnë ardhjen e pranverës me shpresën për shëndet dhe të korra të mira.