Trazira në Paris kundër reformës së Macronit për pensione
Më 16 mars, policia franceze arrestoi 217 persona gjatë protestave në Paris kundër një reforme kundërthënëse të pensioneve, e cila u imponua në Parlament duke anashkaluar votimin në Dhomën e Ulët.
1Sipas mediave lokale, policia arrestoi 217 persona në trazirat që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të Parisit, pranë vendit të takimit të Dhomës së Ulët të Parlamentit.
2Policia gjatë ndërhyrjes përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.
3Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën gjësende drejt punonjësve të policisë.
4Në kohën e shpërthimit të konfliktit në shesh ishin rreth duke protestuar rreth 6.000 kundërshtarë të reformës së pensioneve.
5Më 16 mars, Qeveria franceze vendosi në minutën e fundit të zbatojë reformën më të rëndësishme të presidentit Emmanuel Macron, e cila parashikon një rritje graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Gjatë procedurës, Qeveria anashkaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku rezultati i votimit ishte në prag për marrjen e një vendimi.
6Në Kushtetutën franceze është një nen i veçantë që i lejon Qeverisë ta bëjë këtë. Reforma ende mund të rrëzohet me një votë mosbesimi ndaj Qeverisë.
7Protesta kundër reformës së pensioneve pati edhe në qytete të tjera franceze.
8Sindikatat shpallën një ditë të re grevash dhe protestash në mbarë Francën, më 23 mars.