“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Kurti: Serbia një regjim hibrid, Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar
I ftuar në emisionin”Wake Up” në Top Channel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet i gatshëm për një marrëveshje, por Serbia është mjaft agresive e nuk shkëputet dot nga e shkuara dhe as nga e tashmja problematike. Sipas tij Serbia është një regjim hibrit dhe nuk është e pavarur nga federata ruse, e kjo gjë e bën të vështirë një fqinjësi të mirë.
Neada Muçaj: Kur mendohet se do të kemi një marrëveshje defenitive mes Kosovës dhe Serbisë.
Albin Kurti: Qysh dje po të varet prej meje, por është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviçi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar.
Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur që jemi edhe më demokratik edhe të pavarur se sesa Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse.
Kjo bën që ta kemi fqinjësinë e vështirë, ndërkohë që kemi dëshirë të kemi fqinjësi të mirë, por për këtë do të ndihmojë shumë zbatimi i kësaj marrëveshje që e kemi dakorduar në Bruksel dhe në Ohër e cila nënkupton njohje defakto të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
VIDEO KËTU