Artisti që po bën pikturën më të madhe në botë shpreson të mbledhë 30 milion dollarë për bamirësi
Artisti britanik ka mbushur me ngjyra sallën e një hoteli luksoz në Dubai për të prodhuar pikturën më të madhe të krijuar ndonjëherë.
Pas përfundimit të muajit të ardhshëm, ky punim i artit mbi 21,000 metra katrorë do të pritet në panele të veçanta, të cilat piktori Sacha Jafri do t’i nxjerr në ankand me shpresën për të mbledhur 30 milion dollarë për bamirësi.
E titulluar “Udhëtimi i njerëzimit”, vepra është afërsisht ekuivalente në madhësi me katër salla basketbolli të NBA. Është duke u pikturuar në hotelin Atlantis The Palm në Dubai, ku Jafri është dike qëndruar për më shumë se pesë muaj – gjatë kësaj kohe Emiratet e Bashkuara Arabe vendosën masa bllokimi në qytet për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19.
“Unë mbeta në Dubai dhe doja të krijoja diçka nxitëse, diçka që do të ketë një kuptim,” tha ai në një telefonatë nga hoteli për CNN. “Diçka që potencialisht mund të bëjë një ndryshim të madh.”
Piktura pritet të zgjasë 24 javë për t’u përfunduar dhe përfshin katër seksione. E para përfaqëson “Shpirtin e Tokës”, tha Jafri, duke shtuar se të tjerët aludojnë për natyrën, njerëzimin dhe universin më të gjerë.
Pasi të mbarojë, vepra arti do të shkojë në turne, dhe do të varet vertikalisht në ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa. Piktura më pas do të pritet në 60 pjesë të veçanta, duke matur afërsisht 30 metra katror secila, për tu përshtatur dhe shitur individualisht në një ankand në Dubai këtë dhjetor.
“Ne po synojmë të mbledhim 30 milion dollarë, të cilat do të ndihmojnë fëmijët më të varfër të botës me arsim dhe shëndetësi”, tha Jafri, duke shtuar: “Secili person që blen një panel do të zotërojë (jo vetëm) një pjesë e pikturës më të madhe të krijuar ndonjëherë në botë, por ata do të zotërojnë një pjesë të historisë, sepse ajo që ne po bëjmë me ato para është e madhe.