Trailer Reunion premton një mister argëtues vrasjeje me Game Night, The Boys & Get Out
Kurti: Partitë po i vonojnë zgjedhjet pasi i dinë rezultatet
Lideri i Vetëvendosjes dhe ish-kryeministri, Albin Kurti, vlerëson se partitë politike po i vonojnë zgjedhjet, meqë sipas tij, i dinë rezultatet.
Ai në një postim në Facebook, ku u është referuar shifrave të nxjerra në Agjencia e Statistikave të Kosovës për jetën në vend, ka thënë se kjo është pasojë e qeverive që synim kishin pasurimin korruptiv. Postimin e ka quajtur: Mjerimi si shifër e shtetit.
“Mjerimi social nuk është fatkeqësi natyrore. Qeveritë para nesh kishin prioritet pasurimin korruptiv për vete dhe liberalizimin e vizave për qytetarët. Qeveria sot është kot. Kemi mungesë të rrjetës sociale që siguron familjet në nevojë dhe kemi tepri të pandemisë që ka dal nga kontrolli institucional. Nevojitet model i ri ekonomik i përqendruar te punësimi dhe mjedisi e i mbrojtur nga drejtësia dhe qeverisja e mirë. Pas zgjedhjeve të reja, nis zgjidhja e këtillë. Mbase zgjedhjet po orvaten t’i vonojnë ca, pikërisht pse të gjitha subjektet ua dinë rezultatin atyre”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.
Sot gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk ka vullnet te partitë tjera për zgjedhje.
Kurti qeverisi me vendin për katër muaj, deri në fillim të qershorit kur u rrëzua me mocion mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja.