13 TË VDEKUR DHE 99 RASTE ME COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve me COVID-19, si dhe 99 raste të reja pozitive me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 12.547 raste, prej të cilave, 480 kanë përfunduar me vdekje.
Ndërkohë, janë shëruar 152 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.
Numri më i lartë i rasteve aktive është nga Prishtinë 24 raste, pastaj nga komuna e Pejës 19 raste, Gjilan me 13 raste e kështu me radhë.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë.