Fansat e ëmbëlsirave: Kur mund t’i hani pa frikë!
Një nga momentet më të mira për të shijuar ëmbëlsirat? Mëngjesi! Në kohën që ju zgjoheni, metabolizmi punon më mirë dhe sheqernat digjen më shpejt dhe na ndihmojnë ta përballojmë më mirë ditën, me më shumë energji dhe buzëqeshje. Është e preferueshme të evitoni konsumimin e ëmbëlsirave në drekë dhe në darkë.
Ndarja e embëlsirave
Zgjedhjet e ëmbëlsirave janë të shumta dhe japin mundësinë t’i ndani ato që kanë më shumë kalori. Nuk ekzistojnë vetëm torta superkalorike, por edhe nga ato që kanë një masë më të vogël sheqeri dhe që nuk i dëmtojnë linjat tona (edhe pse kanë një shije të ngjashme). Shembulli më i mirë mund të ishte një çokollatë e errët me 70-80% kakao. Ëmbëlsirat me më shumë kakao kanë më pak sheqer dhe janë lehtësisht të tretshme. Po ashtu zgjidhni ëmbëlsirat me miell të pasitur në vend të atyre të bëra me miell të bardhë, të cilat favorizojnë akumulimin e yndyrës, ose ëmbëlsirat me fruta në vend të atyre me krem.
Zgjidhni përbërësit më të përshtatshëm
Dëshironi të përgatisni një ëmbëlsirë? Ekzistojnë përbërës zëvendësues të sheqerit dhe yndyrna që janë aleatët më të mirë për të përgatitur ëmbëlsirat si në shije dhe në pamje. Mjalti për shembull është i pasur me sheqerna të thjeshta, vitamina, minerale dhe është më efektiv se sheqeri i bardhë klasik. Ju gjithashtu mund të përdorni qumështin: ëmbëlsirat e bëra me qumësht të skremuar ose qumësht me origjinë bimore, të tilla si soje, bajameje ose orizi, janë të shijshme dhe shumë më të lehta, ato nuk përmbajnë gjurmë të kolesterolit dhe janë të pasura me proteina dhe vitamina.
Shmangni ëmbëlsirat e gatshme
Ajo që është e freskët dhe e bërë në shtëpi është një plus. Ato që blihen të gatshme janë me konservant, të pasura me yndyrna të ngopura dhe të hidrogjenuara. Duhet patjetër të zgjidhni ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi ose të freskëta në pastiçeri.
Mos e tejkaloni masën
E fundit, por jo më pak e rëndësishme është masa. Ajo është një nga rregullat kryesore dhe sugjerohet të keni kujdes me sasinë që hani: një copë e madhe torte mund të shkatërrojë dietën tuaj.
Burimi: Glamour