Dominimi i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, fundi i sezonit premton spektakël
Haradinaj: Spektalël dashakeq me dosjet e Speciales
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i shetësuar me “lojën” e dosjeve të Gjykatës Speciale nga ana e Organizatës së Vetëranëve të Luftës së UÇK-së .
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.
“Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë!”, ka shkruar ai.
“Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë”, ka thënë Haradinaj.