Mesfushori italian i ofrohet Barcelonës, por e duan vetëm 6% e tifozëve
Sulm terrorist në Vjenë/ Disa të vrarë e të plagosur
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë. Disa persona dyshohet të kenë mbetur të vdekur dhe të tjera janë plagosur, pas një sulmi pranë një sinagoge.
Mediat vendase raportojnë, se përveç sulmit me armë, një pengmarrje ka ndodhur në një restorant.
Ministri i Brendshëm Karl Nehammer theksoi në një deklaratë se në ngjarje janë të përfshirë disa autorë.
“Autorët përdorën armë të rënda. Ata që janë në shtëpi duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata që janë në një pub duhet të qëndrojnë atje. Ju lutemi shmangni qendrën e qytetit”, tha ministri.
Disa media raporportonë për të paktën 7 të vdekur, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar ende një shifër të viktimave.