Gjermania po përballet me një valë akuzash për spiunazh nga Rusia dhe Kina
Putin merr vendimin: 2 mijë ushtarë rus dhe avionë e tanke nisen drejt Nago-Karabakut
Trupat paqeruajtëse ruse u vendosën të martën në rajonin malor të Nago-Karabakut si pjesë e një marrëveshje armëpushimi të krijuar për t’i dhënë fund gjashtë javëve luftime të rënda midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene.
“Për të kontrolluar armëpushimin dhe ndërprerjen e veprimeve ushtarake në zonën e konfliktit të Malësisë së Karabakut, po vendoset një kontigjent paqeruajtës rus i përbërë nga 1.960 ushtarakë, 90 automjete të blinduara, 380 njësi automjetesh dhe pajisje speciale”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
“Paqeruajtësit po dërgohen me aeroplanë Il-76 nga fusha ajrore në Ulyanovsk”, thuhet gjithashtu në raportimin e agjencisë. Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi më herët gjatë ditës se Azerbajxhani dhe Armenia kishin nënshkruar marrëveshjen.
Sipas marrëveshjes, Azerbajxhani do të kontrollojë territoret e fituara gjatë luftimeve, duke përfshirë qytetin e dytë të enklavës Shusha, të cilin armenët e quajnë Shushi. Forcat etnike armene duhet të heqin dorë nga kontrolli i një numri të territoreve të tjerë nga tani deri më 1 dhjetor.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëveshja duhet të hapë rrugën për një zgjidhje të qëndrueshme politike të një konflikti i cili ka vrarë mijëra, zhvendosur shumë më tepër, dhe kërcënuar për të zhytur rajonin e gjerë në luftë.
Armëpushimi shkaktoi festime në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, ku makinat dhe autobusët u binin borive nga kënaqësia dhe njerëzit brohorisnin dhe tundnin flamurin kombëtar Azerbajxhan.
Por trazirat shpërthyen në Jerevan, kryeqyteti i Armenisë, ku turmat mësynë dhe sulmuan ndërtesat qeveritare brenda natës, duke e etiketuar marrëveshjen si një tradhti. Disa kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Nikoll Pashinyan.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.
Që atëherë, Armenia ka sulmuar në vazhdimësi civilët dhe forcat azerbajxhanse, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit. Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit për gati tre dekada ka qenë nën pushtimin e paligjshëm të Armenisë.