Ka një klasë tjetër të çmendurisë për të cilën dimë çuditërisht pak: ScienceAlert
Rolet që ua ndryshuan jetën përgjithmonë aktorëve
Aktrimi nënkupton edhe mishërimin e aktorit me rolin e personazhit. Por, shpesh, aktorët janë protagonistë të situatave që mezi u mbijetuan. Më poshtë do të mund t’i lexoni disa nga rastet kur aktorët u thelluan aq shumë në rolet e tyre, sa që ata e kishin shumë të vështirë t’i rikthehen jetës normale pas aktrimit në këta filma.
George Clooney – Syriana
Megjithëse shumë pak njerëz e dinin në atë kohë, George Clooney gati vdiq gjatë xhirimit të filmit Syriana. Ai theu kurrizin dhe për një kohë humbi shpresat se do të ecte përsëri. Gjatë kësaj kohe aktori kaloi një fazë shumë të vështrirë, dhimbjet e forta dhe pamundësia për të lëvizur e kishin bërë që të mendonte edhe për vetëvrasjen.
Val Kilmer – The Doors
Për të luajtur rolin e Jim Morrison, këngëtarit kryesor të grupit The Doors, aktori Val Kilmer kishte hyrë thellë në psikikën e këngëtarit të ndjerë. Ai kaloni muaj të tërë duke folur e jetuar sikur Morrison saqë antarët e tjerë të grupit The Doors kishin deklaruar se nuk mund ta dallojnë më zërin e tij nga zëri origjinal i këngëtarit.
Mirëpo pasi xhirimet kishin mbaruar, gjithë ky aktrim i kishte sjellë Kilmer probleme të rënda. Ai ishte i detyruar të shkonte në terapi intensive për t’u kthyer përsëri në realitet.
Isla Fisher – Now You See Me
Now You See Me – është një film i mbushur me magji, mashtrime dhe truqe. Gjatë performimit të një skene ku aktorja Fisher është e zhytur në një kuti të madhe me ujë e lidhur me zinxhir, fatkeqësisht zinxhiri i saj u bllokua dhe ajo gati sa nuk u mbyt. Askush nga stafi nuk e kishte kuptuar se ajo ndodhej në rrezik andaj sigurimi kishte reaguar me vonesë.
Janet Leigh – Psycho
Shumë njerëz janë friksuar nga filmat e regjisorit të famshëm Alfred Hitchcock. Por, filmi Psycho në fakt e frikësoi dhe e la me trauma aktoren Janet Leigh për gjithë jetën. Personazhi i saj goditet me thikë nga Norman Bates teksa është në dush. Skena e famshme e filmit ndikoi jetën e Leigh përgjithmonë.
Ajo kishte deklaruar se pas xhirimit të këtij filmi gjithmonë para se të bënte dush sigurohej që të gjitha dritaret dhe dyert e shtëpisë të ishin të mbyllura, përveç derës së banjos. Leigh nuk kishte guxuar më kurrë të bënte dush me derën dhe perden e dushit të mbyllur nga trauma që kishte marrë prej filmit.
Jason Statham – The Expendables 3
Në vitin 2013, aktori Jason Statham aksidentalish u hodh me një kamion në Detin e Zi. Statham po drejtonte kamionin gjatë xhirimit të një skene. Aktorët e tjerë dolën ndërsa Statham duhet ta ndalonte atë. Mirëpo kamioni nuk ndaloi dhe u zhyt në det bashk me Statham brenda. Fatmirësisht ai kishte arriitur të çlironte veten përpara se të mbytej.
Bob Hoskins — Who Framed Roger Rabbit?
Në filmin klasik të vitit 1988, Who Framed Roger Rabbit? aktori Bob Hoskins aktron bashkë me personazhe të animuar. Për këtë arsye pjesën më të madhe të filmit ai duhej të aktronte i vetëm. Kjo gjë nuk ndikoi mirë në shëndetin mendor të Hoskins. Për ta bërë filmin sa më realist që ishte e mundur, Hoskins u trajnua për të parë personazhet edhe kur ata nuk ishin aty. Fatkeqësisht ai filloi të shihte halucinacione edhe kur nuk ishte në set, andaj pas përfundimit të filmit, mjekët e urdhëruan të bënte një vit pushim nga xhirimet që të shërohej.
Malcolm McDowell — A Clockwork Orange
A Clockwork Orange njihet si një film i dhunshëm. Malcom McDowell i cili luajti rolin e Alex, personazhin kryesor u nda nga filmi me disa dëmtime për gjithë jetën. McDowell duhej të mbante sytë e hapur me pinca për një kohë të gjatë gjatë xhirimit. Kjo gjë i dëmtoi seriozisht sytë e tij dhe e la aktorin të verbër për një kohë dhe me një korne të syrit të gërvishur. Fatmirësisht shikimi i tij u kthye përsëri.