KURTI REFUZON FTESËN E HOTIT PËR “FORUMIN E LIDERËVE”
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se kryetari i saj, Albin Kurti nuk do të jetë pjesë e ekipit që kryeminisri Avdullah Hoti e ka paralajmëruar për dialogun me Serbinë.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka shkruar në Facebook se në selinë e kësaj partie para dy ditëve, kanë pranuar një letër nga kryeministri Avdullah Hoti, përmes së cilës ftohej lideri i saj, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë.
“Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, thuhet në qëndrimin e Vetëvendosjes.
Kryeministri Hoti ka deklaruar se ai parasheh formimin e një “Forumi të Liderëve” ku do të diskutohet për përfaqësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë.