Mesfushori italian i ofrohet Barcelonës, por e duan vetëm 6% e tifozëve
15 raste të reja me Covid-19 sot në Kosovë
Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174. Në total numri i rasteve aktive është 186.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës. Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.