FOTO/ E zhdukur prej një muaji në Gjermani, vajza shqiptare kthehet në shtëpi
Eshtë kthyer vetë në banesë vajza shqiptare e cila ishte shpallur e humbur që më datë 18 qershor.
20 vjeçarja Laura N jeton në qytetin Freudenstadt dhe zhdukja e saj u denoncua nga familjarët.
Gjithshtu xhaxhai i Laurës, Malushi tha për televizionin gjerman RTL se ishte i shqetësuar, pasi babai i Laurës, vëllai i tij, ishte diagnostikuar me kancer dhe kishte frikë nëse ai do t’i mbijetonte apo jo lajmit për zhdukjen e së bijës.
Ndërkohë mësohet se vajza është kthyer në shtëpi, por shkaqet e zhdukjes së saj disa ditore nuk bëhen të ditura.