Transferimi zoonotik i dyshuar pas dy vdekjeve njerëzore: ScienceAlert
Turisti arab alarmon vajzat e ishullit grek/ U hedh në pije ilaç për t’i përdhunuar
Ishulli i Mykonos është vënë në alarm për shkak të një turisti arab, i cili përdor pilula dhe i hedh në pije ato, me qëllim që të bëjë sulme seksuale.
Sipas dëshmive, arabi përdor pilula “Roofie” të cilat e bëjnë ‘viktimën’ të pafuqishme për të reaguar.
Mediat vendase raportojnë se ai është pikasur në një lokal dhe më pas është nxjerrë me forcë jashtë, ndonëse ky nuk është rasti i parë.
Turisti, sipas grave, shkon nga një dyqan në tjetrin, duke kërkuar viktima të mundshme derisa një natë u vu re nga miqtë e një turisti të ri, të cilin u përpoq ta joshte duke i hedhur në pije një pilulë Roofie të shkrirë. Turisti nuk është kapur ende nga autoritetet, ndërkohë që rasti është paraqitur në Polici.