Suplementet e testosteronit mund të jenë të rrezikshëm. Ja pse disa marrin rrezikun. : ScienceAlert
Një i vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Një i vdekur me COVID-19 është regjistruar gjatë 24 rëve të fundit në Kosovë.
Po gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë testuar 1 mijë e 984 mostra dje janë regjistruar 14 raste të reja të infektimeve me këtë virus.
Ndërsa janë shëruar 12 persona.
Deri tani në Kosovë mbi 107 mijë persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus, 2 mijë e 258 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi ndërsa 105 mijë e 310 janë shëruar nga ky virus.
RAPORTI I PLOTË:
27 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.
Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310.
Në total numri i rasteve aktive është 171.