Kurti: S’ka dialog për statusin, por për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se nuk i shmang takimet në Bruksel për dialogun me Serbinë.
“Takimet me qasje konstruktive për dialogun nuk kam pse i evitoj dhe kjo varet nga Brukseli. Por a ka kuptim që të na thërrasin kur Vuçiq thotë që nuk e largon Odalloviqn edhe po ia kërkoi SHBA”.
“Marrëveshje finale do të ketë atëherë kur marrëveshja për njohje të ndërsjellë është për nga forma dhe përmbajtja nuk e ndan ulësen e OKB-së nga njohja.
“Destruktiviteti i palës tjetër duhet të adresohet nga ndërmjetësi. E kemi thënë që nuk jemi kundër dialogut, por kundër dialogut pa parime. Për neve takimet në Bruksel në funksion të përcaktimit të statusit të marrëdhënieve midis dy shteteve, jo për statusin e vendit tonë”.
Kurti ka thënë se është arrogancë e Serbisë, qasja ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.
“GJND është organi më universal në planet për të vendosur për çështje për çfarë ka ndodhur më 22 korrik 2010. Me këtë vendim është përmbyllur debati mbi legjitimitetin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë. Nëse dikush do të flasë për këtë është arrogance dhe injorancë ndaj GJND”.