Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
“Faleminderit që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes”. Familja Lipa falenderon Shqipërinë
Pas Dua Lipas, edhe babai i saj, Dukagjini ka falenderuar Shqipërinë për mikpritjen e rezervuar në Tiranë.
“Vizita në Rezidencën Mbretërore Shqiptare me Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama ishte një përvojë unike. Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes tuaj”, shkruan Dukagjin Lipa në rrjetet sociale.
Familja Lipa u takua në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhej në kuadër të nismës së Fondacionit të saj “Sunny Hill”, që do të financojë rindërtimin e një kopshti në Tiranë.