Gjermania po përballet me një valë akuzash për spiunazh nga Rusia dhe Kina
Vuçiq i drejtohet Gjukanoviqit: Nuk do t’ju lejoj të sulmoni më Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, duke thënë se Serbia nuk ka aspirata ndaj Malit të Zi. Por kreu i shtetit serb i ka thënë presidentit të Malit të Zi se “do ta vazhdojë pastrimin”.
Duke komentuar deklaratën e presidentit malazez për aspiratat dhe përpjekjet e Serbisë për ta nënshtruar Malin e Zi, Vuçiç tha se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe se ai nuk do të lejojë që Gjukanoviçi ta sundojë Serbinë.
“Mesazhi im për Milo Gjukanoviç është: Unë nuk do t’ju lejoj të sulmoni më Serbinë. As ju, as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje të pushtoni Serbinë. Unë garantoj se sa kohë të jem gjallë, nuk do ta pushtoni kurrë Serbinë. Mali i Zi ka qenë gjithmonë gati për të sulmuar Serbinë dhe gjatë agresionit të NATO-s kam heshtur për një kohë të gjatë, por ata e kanë ekzagjeruar. Unë nuk do të heq dorë derisa të jem gjallë. Ky është mesazhi im për Gjukanoviçin dhe njerëzit e tij,“ tha ai gjatë intervistës.
“Ne i kemi fshirë ata që punuan kundër Serbisë. Ka më shumë, por ata janë mbetje. Ne do ta vazhdojmë pastrimin. Ju nuk do ta pushtoni Serbinë siç e pushtuat”, deklaroi Vuçiç.