Gjermania po përballet me një valë akuzash për spiunazh nga Rusia dhe Kina
Ahmeti paralajmëron teste masive për Covid në Prishtinë
Nga java e ardhshme, në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë pritet të fillojnë testimet në lidhje me infektimet me Covid-19, ka thënë kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.
Një hap i tillë, është para si i domosdoshëm pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në kryeqytet.
“Kam kërkuar nga Qeveria që të decentralizohen testimet që të ketë udhëzim administrativ. Ne kemi kapacitete 16 qendra të mjekësisë familjare me laboratore ku mund të bëhen teste me gjak për virusin. Javën e ardhshme të bëhet një pilog në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Ai potencoi se situata e krijuar nga virusi në kryeqytet është e rënduar. Por thotë se tani për tani situata është e menaxhueshme, ndonëse duhet të gjenden forma për ta parandaluar një shpërthim më të madh.
“Kemi qenë zbatues vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimeve të IKShP-së. Në këtë fazë gjendja është më e rënduar dhe kemi nevojë që të ngadalësojmë virusin sepse nuk edi nëse po shpjegohet mirë kjo punë e zyrtarëve të qeverisë. Derisa kemi kapacitete në klinikatë QKUK-së, atëherë situata mund të thuhet se është nënkontroll”, tha Ahmeti.
“Ajo që nuk guxon të ndodhë dhe do të ishte e rrezikshme është nëse kemi në të njëjtën kohë 1 mijë pacientë që kërkojnë ndihmë në QKUK”.“Qëllimi është që të zvogëlohet shpejtësia e infeksionit. Do ta kemi këtë situatë deri të gjindet vaksina, ideja është që mos të ketë shperthim të mënjehershëm”, tha ai.Ahmeti po ashtu ka hedhur poshtë edhe paralajmërimet e Qeverisë se mosbartja e maskave është vepër penale.Sipas tij, në rast se Qeveria miraton ligjin duhet të siguroj edhe fondet për obligimin e bartjes së maskave, raporton EO.