Një javë pas sulmit ndaj forcave amerikane, Pentagoni: S’ka shenja se Hamasi do të sulmojë
Pamjet nga tregu në Pekin, ku mendohet se shpërtheu sërish koronavirusi
Mediet shtetërore në Kinë kanë zbuluar disa pamje të një tregu ushqimor në Pekin, i cili mendohet të ketë shkaktuar një shpërthim të ri të coronavirusit.
Tregu Xinfadi ka qëndruar i mbyllur që nga 13 qershori, kjo pasi kryeqyteti pati raportuar rastin e parë brenda vendit për herë të parë në dy muaj.
Në pamjet e mëposhtme, shihen punëtorët e tregut të cilët e dezinfektuan zonën, madje raportohet se ata asgjësuan edhe mishin dhe perimet e ngrira.
Ndryshe, masat vijnë si pasojë e rasteve të reja që u raportuan së fundmi në Pekin, ku numri i të prekurve në nivel lokal u rrit në 329.