Dominimi i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, fundi i sezonit premton spektakël
Sërish vozitje të çmendura në Rrugën “B”: Një veturë godet të moshuarën
Një e moshuar është aksidentuar në orët e mbrëmjes teksa kalonte rrugën në Prishtinë, saktësisht në “Rrugën B”.
Sipas videos, disa persona janë afruar tek viktima për t’i ofruar ndihmë.
Në këtë rrugë, dhe në këto ‘zebra’ (vendkalim për këmbësor), vitet e fundit, dy persona janë shkelur për vdekje e shumë të tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e ngasjes së çmendur të veturave nga shoferët agresivë. Policia e Kosovës dhe komuna, nuk po arrijnë që ty të vendosin ndonjë “polic të shtrirë” si pengesë që të shpëtojnë jetën e njerëzve nga shoferët agresivë.