Valët e dritës të ndalura në një kristal premtojnë mënyra të reja për të kontrolluar
Programi i ri në Top Channel? Si ‘Për’Puthen’, por ‘shumë seksi për t’u përballuar’
“Too hot to handle” (shumë seksi për t’u përballuar) duket se do të vijë në një format shqiptar dhe do të transmetohet këtë verë në Top Channel.
Sipas News31.al, formati i është besuar autores së “Për’Puthen”, Olsa Muhameti. Pjesë e programit do të jenë disa nga beqarët më të njohur nga “Për’Puthen”, raporton News31.al.
Në “Too hot të handle”, prodhim i Netflix, një grup njerëzish beqarë – dhe seksi – jetojnë në një shtëpi së bashku dhe garojnë për 100,000 dollarë. Rregulli është që ata nuk duhet të kenë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. As puthje, as përqafime, as seks. Sa herë që shkelen rregullat, shuma e parave ulet.
Foto: “Too hot të handle”/Netflix
Pra, do të shohim beqarët e “Për’Puthen”, por me rroba banjo. Kush ka parë “Too hot to handle”, do t’i ketë të larta pritshmëritë në shumë drejtime…
Source link