Këto zakone të përditshme kontribuojnë në shtimin e peshës së padëshiruar
Hulumtimet e fundit shkencore rreth të ushqyerit dhe uljes në peshë tregojnë se shumë njerëz nuk janë të vetëdjshëm se janë disa zakone të përditshme që i pengojnë ata të dobësohen ose po shkaktojnë shtimin e peshës.
Ju injoroni marrjen e tepërt të natriumit
Natriumi është pjesë përbërëse e kripës. Njerëzit marrin rreth 50% më shumë krip sesa sasia ditore e rekomanduar nga ekspertët. Natriumi ju shkakton fryerje në bark që ju bën të ndiheni keq. Shmangni sa më shumë ushqimet me shumë krip, përdorni vetëm sasinë e nevojshme.
Ju nuk pini ujë të mjaftueshëm
Marrja adekuate e ujit është thelbësore për të gjitha funksionet e trupit tuaj, dhe sa më shumë të pini, aq më mirë shanset tuaja për të qëndruar të hollë. Në një studim të Universitetit të Jutah, pjesëmarrësit në dietën e të cilëve u ishte udhëzuar të pinin dy gota ujë para çdo vakti, humbën 30 përqind më shumë peshë.
Ju jeni duke fjetur pak ose shumë
Sipas studiuesve të Wake Forest, personat që flenë 5 rë e më pak shtojnë yndyrën në bark. Por edhe ata që flenë më shumë se 8 orë nuk ikanë punët mirë. Andaj undohuni të mbani një mesatare prej 6 dhe 7 orë gjumë.
Nuk bëni analizat
Kontrolli dhe bërja e analizave vetëm athëherë kur jeni të sëmurë dhe keni simptoma të dukshme nuk është e mjaftueshme. Shpesh herë në trupin tonë kemi baktere apo infeksione të heshtura. Por ju po ashtu mund të keni mungsë të vitaminave që pengon funksionimin normal të organizmit dhe ju bën të ndiheni shumë të lodhur. Testimi për nivelin e vitaminës D është shumë i rëndësishëm. Nëse keni mungesë të vitaminës D pëër një kokhë të gjatë ju jeni të rezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe lloje të caktuara trë kancerit.
Ju hani shumë shpejt
Keni qenë ndonjëherë afër në tavolinë me dikë që ka nbaruar ushqimin aq shpejtë sa jeni quditur? Epo ky është një zakon shumë i dëmshëm. Pasi të keni përfunduar ushqimin ju nuk do të ndiheni të ngopur de do të shtoni më shumë kalori sesa personat që hanë ngadalë edhe nëse konsumoni të njejtën sasi ushqimi.
Jeni të stresuar gjatë gjithë kohës
Stresi dhe mungesa e kohës për relaksim janë më të dëmshme se sa mendoni. Stresi shkakton rritje të sheqerit në gjak, rritje të nivelit të kolesterolit dhe shtim peshe.
Hani edhe pse nuk jeni të uritur
Është e zakonshme që teksa rrimë, shikojmë ndonjë film apo thjesht jemi të mërzitur të marrim diçka për të ngrënë. Ekspertët sugjerojnë të gjithë ata që duan të humbim peshë të hanë vetëm aq sa ju nevojitet dhe të harrojnë ushqimet pas apo midis vakteve si patatinat apo ushqimet e tjera shumë kalorike.
Hani në orët e vona
Studimet tregojnë që personat që konsumojnë ushqim në orët e vona të mbrëmjes apo gjatë natës do të shtojnë peshë, sidomos nëse hanë ushqim të shpejtë apo shumë kalorik dhe me yndyra të dëmshme.
Ngatërroni yndyrërat e dëmshme dhe ato të shëndetshme
Të githë e dinë se yndyrërat e dëmshme rrisin riskun për sëmundje të zemrës, trurit dhe shtojnë peshë. Por, yndyrërat e shëndetshme në fakt mund t’iu ndihmojnë të dobësoheni dhe të qëndroni të shëndetshëm. Yndyrat që merrni nga konsumimi i arrave, bajameve farave të lirit apo avokados nuk duhet t’i mungojnë dietës tuaj assesi.