“A do të rikthehem në Madrid?”, Davies: Gjithmonë mirënjohës Bayernit
Këshilla si të mirëmbani një webfaqe WordPress. Pjesa 2
WordPress, si shumë gjëra të tjera, kërkon vëmendje dhe mirëmbajtje të përditshme për të siguruar funksionimin e mirë midis platformave të tjera. Më parë, ju kemi ofruar një listë veprimesh për të mirëmbajtur faqen e internetit të WordPress. Për t’ju ndihmuar në këtë përpjekje dhe për t’ju kursyer kohë, ne kemi listuar disa këshilla më të zgjuara për t’u siguruar 100% që webfaqja juaj funksionon mirë. Le të fillojmë!
Si të mirëmbani uebfaqen e WordPress. 24 këshilla:
1. Kontrolloni resurset e përdorura
Për të ruajtur shpejtësinë optimale të webfaqes tuaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të monitoroni resurset e përdorura nga shtojcat në webfaqen tuaj.
2. Validimi i webfaqes suaj
Për t’u siguruar që faqet e webfaqes tuaj të mos shkelin normat dhe standardet e vendosura nga organizata W3C, herë pas here duhet të kontrolloni vlefshmërinë e webfaqes tuaj.
3. Çaktivizoni përditësimin automatik të WordPress
Për shkak se përditësimi automatik mund të prishë funksionimin e saktë të webfaqes suaj, për arsye sigurie ai duhet të çaktivizohet.
4. Bëni kopje rezervë të bazave të të dhënave të WordPress
Krijimi i kopjeve rezervë të bazave të të dhënave të webfaqes suaj është i një rëndësie të madhe, sepse në këtë mënyrë biznesi juaj nuk do të dështojë për shkak të një defekti të serverit ose sulmi të hakerëve.
5. Backup-im i përditshëm
Së bashku me bazat e të dhënave, është gjithashtu shumë e rëndësishme që të mbahen çdo ditë kopje të artikujve, faqeve, media skedarëve etj.
6. Përditëso përmbajtjen
Mbajeni përmbajtjen e webfaqes tuaj të përditësuar dhe moderne në mënyrë që të shmangni humbjen e trafikut dhe uljen e vlerësimit të kërkimit.
7. Shiko meta-tagjet e Titullit dhe Përshkrimit
Meta-tagjet dhe përshkrimet e optimizuara janë një faktor i rëndësishëm në promovimin e suksesshëm të webfaqes, ndaj është e rëndësishme t’i kontrolloni ato herë pas here.
8. Kontrolloni optimizimin e brendshëm të webfaqes
Prania e të gjithë elementëve të nevojshëm të optimizimit të brendshëm në një faqe interneti ose blog thjeshton promovimin e tyre.
9. Shikoni faqen “Rreth Nesh”
…
Ky është një artikull i botuar më parë në blogun e Hostinkos. Vazhdo leximin në blog: https://bit.ly/3GXqqL6
</>