Pse e kanë emrin Shallvare pallatet në mes të Tiranës dhe cilat ishin familjet e
IKSHPK i del në mbrojtje Hotit, thotë se “gjithkush ka të drejtë të infektohet”
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka reaguar në lidhje me siç thuhet, përhapjen e lajmeve të pa baza për mosrespektim të rekomandimeve të IKSHPK. Sipas këtyre lajmeve, ndaj të cilave ka reaguar IKSHPK, thuhet se ato po krijojnë përshtypje se njerëz të caktuar, përfshirë edhe instancat e larta te shtetit nuk paskan të drejtë të infektohen. Ndërsa thuhet se virusi nuk zgjedh as moshë as racë as gjini e as shtresa shoqërore, ajo që bie në sy është pastaj një mestitull ky thuhet: “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”.
IKSHPK bën thurrje për vetëpërmbajte sepse virusi nuk njeh politikë as funksion politik as fe as etni.
Më pas, tregohet se reagimi në fakt kishte të bënte me faktin që kryeministri Avdullah Hoti ka lajmëruar opinionin në kohë rekorde posa e ka marr informaten për SARS CoV-2.
Ky sqarim, vjen pas dy shkrimeve të deputetes Mimoza Kusari Lila e cila akuzoi Hotin se nuk e ka respektuar protokollin e vetizolimit, përdersa ishte në pritje të rezultatit të testit për Covid.
“IKSHPK flet me fakte për këtë dhe i përgjigjet të gjithë atyre që tentojnë të përbuzin e kritikojnë punën e Institutit Kombëtar”, theksohet në reagim.
Njëherit ekspertët e Institutit Kombëtar, sipas IKSHPK-së, kërkojnë që të ndalen thashethemet, sulmet dhe insinuatat sepse po pengohet puna nga ky presion psikologjik, politik e medial.