
Akullore me ananas dhe me dredhëz
Me ngritjen e temperaturave, pijet freskuese dhe akulloret janë ushqimet e preferuara. Dy receta të thjeshta për të përgatitur shpejt dhe mirë akullore për ju dhe fëmijët tuaj, sjell onelovelylife.com duke prezantuar një përzierje të mrekullueshme të akullores me ananas apo të akullores me dredhëzës.
Këto akullore ju ofrojnë jo vetëm vlera ushqimore, por edhe freski dhe ëmbëlsi.
Më poshtë, mund të lexoni përbërësit që ju duhen për akulloren me ananas.
1 ½ gota ananas

1 filxhan mango
½ filxhan – qumësht kokosi
Përgatitja: I vendosni përbërësit në një blinder dhe i përzieni derisa të përfitoni një masë homogjene. Shtoni qumësht kokosi të konservuar dhe vendoseni përzierjen në kubat e akullit ose në gota të vogla.
Për akullore me dredhëz:

Përbërësit:
2 gota me copa luleshtrydhe
3 -4 lugë gjelle lëng portokalli
1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja: Të njëjtën procedurë mund të përdorni edh për akulloren me dredhëz, por në këtë rast ju mund të zëvendësoni qumështin me mjaltë/ onelovelylife.com/.