Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Shtëpia e mallkuar – Kush guxon ta blejë?
Filmi horror “Amytiville”, me aktorin protagonist, Ryan Reynolds, për të gjithë ata që e kanë shikuar e mbajnë mend se sa i frikshëm që është. Por, ka edhe diçka tjetër këtu. Ai është bazuar në një ngjarje tejet reale.
Vila apo shtëpia e mallkuar “Amytiville” ekziston vërtet. Ajo ishte vënë në ankand për shitje në një vlerë prej 850 mijë dollarëve amerikan. Megjithatë ajo që ka ndodhur aty në vitin e largët, 1974, bën që njerëzit të hezitojnë dhe të kenë frikën që të bëhen pronar i saj.
Personat që e kanë nxjerrë në shitje u përpoqën ta mënjanojnë historinë e frikshme të saj. Njerëzit kishin frikën se do t’i ndjekë mallkimi i ngjarjes së 13 nëntorit, 1974, në këtë shtëpi, kur vrasësi Ronald DeFeo masakroi prindërit e tij, si dhe 4 motra dhe vëllezër.

Kur u pyet përse i vrau, DeFeo tha se dëgjoi zëra në shtëpi që e detyruan të bënte diçka të tillë. Ai u dënua me 6 burgime të përjetshme.
Por edhe familja që e bleu shtëpinë në vitin 1975, tha se shpesh u ndodhnin fenomene paranormale.
Ata e braktisën disa muaj pasi e blenë. Që atëherë shtëpia nuk është shitur më, dhe askush nuk e merr guximin ta blejë.