Veprimet e autoriteteve lënë për të dëshiruar, jemi dy ditë para sfidës me Izraelin

Drakula – Një vampir i tmerrshëm apo një hero
Për të gjithë ata që kanë lexuar histori apo kanë shikuar filma mbi personazhin “Drakula”, e kujtojnë atë si një vampir me dhëmbë të mprehtë e të etur për gjak.
Por, kush në të vërtetë ishte frymëzimi për të krijuar një personazh të tillë? – Bëhet fjalë për Kontin Vlad Tepes III Drakula që vinte nga një vendbanim në Rumani. Ai ishte një prej luftëtarëve më të guximshëm dhe më sadist në luftën kundër Perandorisë Osmane dhe për këtë fakt, edhe njohet si një hero që la të vdekur dhjetra mijëra osmanë.
Pas pushtimit të Trapezis nga Sulltani, Vlad apo Vllahu, me sjelljet e tija ndaj turqve, ia doli që ta sillte Sulltanin në fushbetejë. Vojvoda Vladi në përgjithësi në histori ka hyrë me tre emra Drakulla (Nga pseudonimi i babes e tij Vlad II Tepes “Drakulli” që në gjuhë vllehe antike do të thoshte “Dragoi”) nga vllahët Çepelpush (Vjerrësi) dhe nga turqit hiq ndryshe se Kaziklü Voda (Zoti i shtyllave).

Taktikat e tij sadiste të luftës, nxisnin tmerr e frikë te kundërshtari, andaj krahasohej me djallin. Taktika e tij më e njohur sa psikologjike aq edhe e tmerrshme, ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish. Hunjtë e mëdhenj nguleshin në tokë dhe mbi ta nguleshin kundërshtarët e kapur robër, që rrinin pezull në ajër deri sa vdisnin. Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe këto ishin skenat me të cilat përballeshin nëpër fusha osmanët.
Për Vlad Tepes – Drakula, burimet kryesore mbi jetën dhe të bëmat e tij janë të dhënat nga Transilvani fqinj, i cili kishte përleshje të shpeshta me Vlad III.
Nisur nga këto rrëfime për tmerret e “Drakulës”, osmanët jo vetëm që e quanin, por besonin se ai ishte vet djalli, duke hedhur dyshime nëse ai ishte njeri. Për Kontin Vlad Drakula thuhej se aji një ditë po e shijonte mëngjesin e tij i ulur në një tavolinë në mes të një fushe, i rrethuar nga qindra trupa të ngulur në hell. Shijimi i kësaj atmosfere, ndërsa hante mëngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundërshtarit.

Vladi ishte e tmerrshëm kur nuk i bindeshin. Ai iu gozhdoi kapelat në koka ambasadorëve të Francës, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Ndërsa shërbëtorit të tij, i preku kokën dhe e vuri atë në një hu, pasi ai ishte një djalë i dobët që nuk duronte dot erën e kufomave. Në një rast tjetër, Vlad mblodhi të gjithë lypsët e zonës së tij për një gosti dhe pas saj, ai i dogji ata të gjithë për së gjalli.
Vladi i tmerrshëm u kishte vënë taksa banorëve dhe ata që nuk i paguanin ato, duhej të paguanin shtrenjtë në mënyra tjera. Kështu, një ditë ai urdhëroi që të shpoheshin dhjetë mijë njerëz në të njëjtën kohë një qytezë pasi që ata ishin vonuar t’i pagimin e taksave atij, që atë kohë llogariteshin në dy monedha argjendi.
Në një rast tjetër, Vlad urdhëroi djegien e shtëpive të disa njerëzve, kurse kufomat ua hodhi si ushqim gaforreve në një pellg të zonës. Por, aty nuk përfundoi tmerri. Ai mblodhi më pas gaforret dhe ua dhuroi familjeve të atyre që guxuan të shkelin mbi fuqinë e tij.

Kur Vlad organizonte mbrëmje gostie, ai preferonte që në sallë t’i kishte të shtrira kufomat e armiqve të tij me fyt të prerë dhe në duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verë. Mbi një mal në Brasov të quajtur kalaja e zezë është një kështjellë të cilën pronari ia dha Drakulës dhuratë për ditëlindje. Drakula pasi nuk i pëlqeu diçka e vogël te kështjella, urdhëroi ta vrisnin vasalin brenda ditës.
Gjithë këto tmerre që i përshkruheshin Vladit, pas shumë vjetësh morën edhe një shpjegim. Ekspertët mjekësorë nxorën përfundimin se Vladi Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltë si dhe nga sëmundja “porphyria”, e cila si pasojë sjell fobinë nga rrezet e diellit që mund të shkaktojnë tumoret kanceroze, qime këto të gjata që duken si veshje trupi, mprehje e dhëmbëve etj. Por më kryesore për këtë sëmundje është nevoja konstante e pirjes së gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit. Mendohet se gjatë sundimit të tij (1456-1462), “Vlad gjakpirësi” është thënë se ka vrarë nga 40.000 në 100.000 civilë evropianë (rivalët politikë, kriminelët dhe cilindo tjetër të cilin ai e konsideronte “të padobishëm për njerëzimin”. Vrasjet, ishin kryesisht me metodat e tij të preferuara që përcilleshin me tmerr e frikë.
Të gjitha tmerret që janë përshkruar për Vlad Tepes III (1431-1476), nuk e paraqesin atë vetëm si një “vampir” apo djall. Ai respektohet si një hero i popullit nga rumunët për shkak se kishte mposhtur pushtuesit osman.