“Vidovdani”, përralla serbe që shkakton luftëra në Ballkan, çfarë realisht ngjau para 635 vjetësh?
Shqipëri: 13 raste të reja me COVID-19, shkon në 946 numri i të prekurve
Edhe 13 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 946 numrin total të të prekurve.
“Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës. Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren”, thuhet në deklaratën e task forcës.
Qytetarëve iu bëhet thirrje të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat.
“Qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë”, thotë Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë. Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar.
Në Shqipëri aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz dhe Berat.
Në spitale janë 17 të shtruar, tre prej të cilëve në terapi intensive.
COVID-19 – Statistika (17 Maj 2020)
Testime totale 12554
Raste pozitive 946
Raste të shëruara 715
Raste Aktive 200
Humbje jete
31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 78
Krujë 46
Durrës 30
Shkodër 15
Kamëz 12
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1