Pse Selena Gomez thotë se e shmang dhomën e gjumit në ditët e rënduara psikologjikisht

Vitamina C burim i shëndetit – me cilat ushqime e marrim?
Vitamina C konsiderohet si shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit. Ajo ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).
Ndikimi i Vitaminës C në:
- mbajtjen në gjëndje shumë të mirë të venave të gjakut
- absorbimin e hekurit nga organizmi
- rekuperimin e shpejtë në rast sëmundje
- Roli i Vitaminës C në mbrojtjen nga virusi i gripit dhe jo vetëm
Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze. Vërehet se disa nutrientë, që janë prezentë në ushqime, janë të nevojshëm për të forcuar sistemin imun në mënyrë natyrale,ndërkohë që abuzime në nutrientë si alkoli, sheqeri apo mënyra e të ushqyerit në përgjithësi, të cilat mund të ndikojnë në dobësimin e sistemit imun.
Kujdes – Nuk duhet të mbani dietë kur jeni të sëmurë
Marrja e vitaminës C, në doza më të larta se normalja, rekomandohet për:
- personat e prekur nga sëmundje të ndryshme
- pas një ndërhyrje kirurgjikale
- duhanpirësit e rregullt
- femrat të cilat marrin kontraceptivë
- personat e moshës së tretë
Vitamina C është mirë të merret 2-3 herë gjatë ditës (nga burimet ushqimore), pasi nëse e marrim në mënyrë të përqendruar, organizmi ynë nuk arrin ta përthithë të gjithën.
Vitaminën C në formë natyrale mund ta marrim nga këto ushqime:

- Kivi
- Brokoli
- Dredhëza
- Patate e ëmbël
- Portokalli
- Limon
- Ananas
- Mango
- Spec i kuq
- Domate
- Lakra e gjelbër
Njerëzit që konsumojnë shumë vitaminë C kanë një sistem imunitar më të fortë dhe më pak rrezik nga sëmundjet e zemrës.