Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

Fillon ndarja e 130 eurove për rastet sociale
Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës ka njoftuar se ka urdhëruar ekzekutimin e pagesave për Pakon Emegjente Fiskale Masa 15, për 5559 përfitues.
Më këtë pako përfshihet pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, e që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës. Kjo pako vlen për muajin prill, maj dhe qershor.
Ministria ka rekomanduar që tërheqja të bëhet në Postën e Kosovës, në vijimësi dhe në kohën kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Po ashtu është thënë se duhet bërë tërheqja me masa mbrojtëse dhe të respektohet distanca sociale.
Kjo pako është premtuar për një kohë më të gjatë dhe se shumë qytetarë janë ankuar se shteti ka vonuar pagesat në disa prej pikave të pakos emergjente.