Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Nga 28 maji më shumë liri të lëvizjes – hapen objektet fetare
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë konfirmuar lehtësimin e mëtejm të masave shtrënguese anti-koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha gjatë një konference për gazetarë pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, se nga 28 maji, objektet fetare, xhamitë dhe kishat, do të rihapen për besimtarët. Po ashtu, do të ndryshojë edhe orari i lëvizjes, duke hequr orët e kufizimeve.
Sipas orarit të ri, liria e lëvizjes do të lejohet nga ora 05:00 deri në ora 21:00.
Pritet që nga 28 maji, të mbyllet edhe karantina në Qendrën e Studentëve, ndonëse kjo u la të vendoset konform situatës edhe në vendet e rajonit.
Kurse nga 1 qershori, ministri Vitia tha se do të fillojë zbatimi i masave lehtësuese ekonomike.
Pavarësisht heqjes së vazhdueshme të kufizimeve, ministri Vitia ka këshilluar dhe lutur qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë maska, sidomos në ambiente të mbyllura si dyqane, banka, lokale e trafik urban. Po ashtu, ai tha se duhet të vazhdohet mbajtja e distancës fizike dhe të shmangen tubimet për të shmangur infektimet me Covid-19.