Liberalizimi i vizave në fazën finale, më 18 prill votohet në Parlamentin Evropian

Kjo pritet të jetë përbërja e qeverisë Hoti
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që gjatë javës së ardhshme të aktivizojë kërkesën e saj për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të zgjidhet qeveria e re.
LDK, në koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe pakicat joserbe pret që të sigurojë mbështetjen e më shumë se 63 deputetëve të Kuvendit. Nisma e LDK-së për seancë, do të aktivizohet sapo që Gjykata Kushtetuese ta bëj publik aktgjykimin e plotë në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin i jepet e drejta LDK-së dhe kandidatit të saj, Avdullah Hoti për formimin e qeverisë pa partinë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Aktualisht po qarkullojnë edhe emrat e mundshëm të kabinetit të ri qeveritar. Koha raporton për përbërjen e mundshme të qeverisë Hoti.
Emrat e Qeverisë Hoti, pa Listën Serbe, pritet të jenë këta:

LDK:
Avdullah Hoti, kryeministër
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Hykmete Bajrami (Ministre aktuale e Arsimit) – Ministre e Financave
Vlora Dumoshi, mbetet në Ministrinë e Kulturës
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme.
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zemaj – Ministër i Bujqësisë
Besian Mustafa (aktualisht ministër i Bujqësisë) – Ministër i Integrimeve Evropiane
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes (në rast se kjo Ministri i shkon AAK-së atëherë LDK-ja e merr Ministrinë e Shëndetësisë me ministër Valbon Krasniqi).
AAK:
Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër
Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë
Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ramë Lika – Ministër i Arsimit
NISMA (vetëm ka propozuar emrat, por nuk është caktuar ende ndonjë ministri):
Durim Limaj

Skënder Reçica
Mevludin Krasniqi
Lista Serbe:
Goran Rakiq – zëvendëskryeministër
Emri tjetër bëhet i ditur ndërkohë, si edhe i ministrit nga komunitetet joserbe.
Formimi i kësaj qeverie po kundërshtohet ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje e cila konsideron se po i vjedhet mandati i fituar në zgjedhjet e 6 tetorit. Vetëvendosje ka nisur edhe një peticion përmes së cilit po synon të merr mbështejen e sa më shumë qytetarëve për opsionin e saj me të cilin pretendon organizimin e zgjedhjeve.