Hill në Luginë: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në

LDK konfirmon emrat ministrave të “Qeverisë Hoti”
Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ministra në kabinetin e tij.
Emrat e ministrave të ardhshëm të LDK-së, nëse Kuvendi miraton formimin e qeverisë së re, janë propozuar pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie.
Seanca për votimin e qeverisë Hoti është caktuar për të mërkurën në orën 11:00. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se kjo qeveri, e cila do të formohet mbi bazën e kolicionit edhe me AAK-në, Nismën dhe pakicat do të ketë mandat të plotë, edhe tri vjet të tjera.
Ministrat e propozuar janë këta:
Avdullah Hoti, kryeministër
Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër
Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme
Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës
Anton Quni, ministër i Mbrojtjes
Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë
Hykmete Bajrami, ministre e Financave
Paraprakisht edhe AAK i ka propozuar emrat e ministrave:
Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër
Meliza Haradinaj – Ministre e Punëve të Jashtme
Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë
Blerim Kuqi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ramë Lika – Ministër i Arsimit
Ndërkohë, pritet të konfirmohen emrat e ministrave nga Nisma Socialdemokrate dhe pakicat.