Kampionati i vajzave U-17/ Vllaznia shpallet ekipi kampion për sezonin 2023/2024
EDHE 29 RASTE ME COVID-19 NË KOSOVË
Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, vazhdon të jetë dyshifror. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfimroi sot edhe 29 raste pozitive me Covid-19, nga gjithsej 231 teste të kryera.
Rastet pozitive janë nga komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec.
Po sot, janë konfimruar si të shëruar 22 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve tani është 912 raste.
Deri më tani, në Kosovë janë kryer 16.905 teste të personave të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK, thonë se në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë udhëzimet anti-covid, pasi që rastet po shënojnë rritje.
“Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave”, thekson IKSHP.