Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë

GRENELL: KTHIMI NË DIALOG, MUNDËSI PËR ZHVILLIM DHE INVESTIME EKONOMIKE
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se takimi i 27 qershorit në mes delegacioneve të dy vendeve në Uashington, është mundësi për zhvillim të ri dhe investime ekonomike.
Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një postimi në Facebook ka transmetuar deklaratën e ambasadorit Grenell ku thuhet se “Shtetet e Bashkuara shpresojnë që liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë mundësinë e rikthimit në dialog dhe që të nisin një epokë të re të stabilitetit dhe mirëqenies”.
“Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak”, është cituar të ketë thënë Grenell.