Sveçla: Serbi i arrestuar sot është pjesë e strukturës kriminale “Mbrojtja Civile”

Vdes edhe një person me Covid-19 në Kosovë
Një person, rreth të 80-ve ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, ka njoftuar Klinika Infektive. Ky person, thuhe tse është nga Prishtina dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 qershor 2020, në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, numri i të vdekurve me koronavirus në Kosovë arrinë në 35 persona, edhe pse të gjithë, sipas institucioneve shëndetësore, kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.