Rusia tashmë e trajton Republikën Srpska të Bosnjës si një shtet të pavarur
Waffle, mëngjes i shpejtë dhe i shijshëm
Waffle është gjithmonë një ide e mirë për mëngjes. Ajo është një ëmbëlsirë belge, të cilën ju mund ta përgatisni dhe ta shijoni në shtëpi.
Përbërsëit
3 vezë
5 lugë sheqer
250 ml qumësht
100 ml vaj
1 sheqer ose ekstrakt vanilje
500 gr miell
1 pluhur për pjekje
Mënyra e përgatitjes
Fillimisht përzieni vezët dhe sheqerin me mikser. Pastaj shtoni përbërësit e tjerë. Mielli bashkohet me pluhurin për pjekje dhe shtohen gradualisht në fund.
Nxeni aparatin për përgatitjen e waffle dhe lyeni me pak vaj që brumi të mos ngjitet. Pastaj vendosni brumin në aparat me anë të një luge, mbylleni aparatin dhe prisni disa minuta.
Shërbimi
Waffle mund t’i shoqëroni me syrup çokollate apo frutash, me mjaltë, fruta apo t’i konsumoni vetëm me sheqer pluhur.