
Covid-19 në Kuvendin e Kosovës – Anulohen të gjitha takimet
Kryesia e Kuvendit dhe Komisionet Parlamentare i kanë anuluar për sot takimet e parapara në agjendë, pas konfirmimit me koronavirus të deputetit të LDK-së, Arben Gashi. Të paktën edhe dy zyrtarë të tjerë të Kuvendit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, çka ka shtyrë këtë institucion që të anulojë të gjitha takimet për sot.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka rekomanduar Kryesisë së Kuvendit dhe komisioneve parlamentare që në këso rrethanë të përshkallëzimit të rasteve me COVID-19, të mos mbajnë fare mbledhje.