Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Ngarkesë me numrin e madh të pacientëve në Klinikën Infektive
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot janë të shtrirë 111 pacientë me Covid-19.
Kjo Klinikë bën të ditur se 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
“Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet në njoftim.
Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP.
Kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
Ditëve të fundit, është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur me Covid-19 në Kosovë. Vetëm të hënën, u regjistruan 122 raste të reja.
Autoritetet po bëjnë thirrje për respektim të masave ose në të kundërtën, qytetarët po kërcënohen se do të gjobiten për mos respektim të masave anti-covid.
Madje, kryeministri Avdullah Hoti, e kishte konsideruar vepër penale mosmbajtjen e maskës, ndonëse edhe ai vet në atë moment që po mbante konferencën për gazetarët, nuk mbante një maskë për vete.
Gjendja aktuale me koronavirus në Kosovë mund të kuptohett përmes kësaj harte:
