Saturday, June 25, 2022

Klinika Infektive njofton edhe për 2 të vdekur me COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive ka njoftuar se kanë vdekur edhe 2 persona nga COVID-19 në Kosovë.

Nga Klinika Infektive, njoftojnë përmes një kumtese për media se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.

Infektivja njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive, raporton KOHA.

Por asnjë sqarim nuk është dhënë nga Infektivja për numrin e përgjithshëm të vdekjeve, derisa, Instituti mbrëmë ka njoftuar për 54 të vdekur. Me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56.

- Advertisment -

Lexoni