Mushkolaj: Pushteti i tretë është i eliminuar me këtë marrëveshje

Hoti: 30 % e kosovarëve s’besojnë që ka virus, kjo është e patolerueshme
Perceptmi i vazhdueshëm i kosovarëve se nuk ka koronavirus, po shihet me shqetësim nga kryeministri Avdullah Hoti.
“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30 % e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që COVID është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme”, ka thënë Hoti.
Ai gjithashtu ka thënë se do të hartojnë një strategji të komunikimit në bashkëpunim me mediat.