Lidhja kurioze e Ajnshtajnit me Oppenheimer dhe roli i tij në bo’mbën at’omike. Mori apo
Institucionet nuk raportojnë se si shkoi numri i vdekjeve këto tri ditë – nga 58 në 75 raste
Ka shkuar në 75 numri të vdekurve me COVID-19, por Instituti i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë fare detaje, përveç publikimit të shifrës.
Përderisa më 3 korrik, IKSHPK kishte raportuar se janë gjithsej 58 raste të vekjeve, në raportin e fundit thuhet se numri i rasteve me vdekje ka shkuar në 75.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, nuk ka komentuar se si erdhi deri te rritja e rasteve me vdekje, por ka thënë se nuk është koha për histeri dhe se sipas tij, gjendja është nën kontroll.
Në anën tjetër, opozita, si deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, ashtu edhe ish ministri nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, mendojnë se qeveria Hoti nuk e ka fare nën kontroll menaxhimin e pandemisë.
Nga e hëna, qeveria ka vendosur masa shtrënguese në Prishtinë dhe pesë qytete tjera, duke mbyllur gastronominë nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit si dhe ka kërkuar që institucionet dhe kompanitë private të punojnë me stafin esencial, duke mos lejuar grumbullime të mëdha njerëzish.
Bazuar në rezulattet e 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 152 raste të reja më COVID-19 në Kosovë. Këto raste janë rezultat i 324 testeve të kryera.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 3.508, nga 25.245 teste të kryera në total. Deri më tani janë regjistruar edhe 75 raste të vdekjeve të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, thotë IKSHPK.
Ndërkohë, janë shëruar 28 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531.