“52 ditë pa ngrënë e pa pirë”/ Dëshmia e vajzës së mbijetuar: Si tentuam ta ringjallnim motrën
Blerta Josifi, vajza që mbijetoi në Kombinat ka zbuluar detaje nga ngjarja horror që tronditi opinion publik. Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha bëjnë me dije se vajza e mbijetuar ka pohuar se motra e saj, Anisa ka vdekur 16 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti.
Anisa kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë. Blerta Josifi ka thënë se ato frekuentonin Kishën Ungjillore, por prej 5 vitesh nuk shkonin më atje.
“Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”, ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi.
Si u zhvillua ngjarja:
Vetëflijimi në Kombinat, e mbijetuara Blerta zbulon datat se kur vdiqën e ëma dhe motra
Pas ngjarjes horror në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe vajza e saj u gjetën të vdekura në banesa ka dhënë detaje të reja vajza tjetër Blerta Josifi.
Ajo ka zbuluar datat e sakta se kur janë ndarë nga jeta familjarët e saj. Sipas Blertës, motra Anisa ka vdekur rreth 15 muaj më parë më 29 mars 2019 ndërsa e ëma Zhaneta më 2 korrik të këtij viti.
Kujtojmë se mbrëmjen e dy korrikut, kryeqyteti i trondit, pasi në Kombinat u gjetën të vdekura, nënë e bijë Zhaneta dhe Anisa Josifi, të vetëflijuara në banesë, të cilat thuhej se ishin besimtare të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.